Skënderbeu ka bërë detyrën ndaj Teutës dhe është kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Korçarët kishin fituar ndeshjen e parë në Durrës me rezultatin 0-2 me gola të Xhejms, ndërkohë që edhe sot kanë triumfuar sërish, madje me rezultat më të thellë. Në fund të pjesës së parë ishte Sabien Lilaj ai që zhbllokoi takimin. Në të dytën ishte radha e Soue që realizoi një dopietë, për të regjistruar triumfin me rezultatin e përgjithshëm 3-0.

Në ndeshjen tjetër në kryeqytet ka dramë. Partizani fitoi me rezultatin 2-1 dhe me gol fushe u kualifikuan vlonjatët. Sidibe ndëshkoi të kuqtë në minutën e 11-të, ndërsa Trashi barazoi rezultatin. Në pjesën e dytë Asani shënoi golin e avantazhit, pasi goditja e tij i shpëtoi nga duart portierit Nurkoviç. Partizani më pas u hodh në sulm për të shënuar edhe golin e tretë, por nuk ia doli dot.

KUPA E SHQIPËRISË, ÇEREKFINALET E KTHIMIT

SKËNNDERBEU-TEUTA 3-0

Shënues: Lilaj 45’, Soue 60’, 71’

PARTIZANI-FLAMURTARI 2-1

Shënues: Trashi 38’, Asani 79’/ Sidibe 11’

Share: