Andrea Doviciozo ia del të fitoj garën e Silvestron duke marrë edhe kreun e botërorit të Moto GP.

Rosi bën një nisje të mirë duke marrë vendin e parë me Markez pas shpatullave, por spanjolli dorëzohet në mesin e garës për një problem në motor.

Ndërkohë tre xhiro nga fundi gara bëhet më spektakolare padi në një duel italian, Dovi i merr vendin e parë doktorit. Por Rosi humbet edhe vendin e dytë përballë shokut të skuadrës, Vinjales.

Kjo i fitore i jep kreun e botërorit Doviciozos me Dukati para Markezit. Ndërsa dy Jamahat e Vinjales dhe Rosit mbeten në lojë për titullin.

Share: