Pier-Emerik Obamejang është një ndër sulmuesit më të kërkuar në treg, por vetëm në media, sepse Borusia e Dortmundit ende nuk ka marrë ndonjë ofertë dhe nëse dikush dëshiron ta blejë, duhet të veprojë sa më shpejt.

Klubi gjerman është lodhur së prituri dhe shefi i klubit Hans-Joakim Vacke ka paralajmëruar klubet e interesuar, duke nisur nga Çelsi e Milani, se durimi ka kufi.

“Nuk kemi marrë asnjë ofertë”, tha Vacke për Welt am Sonntag.

“Do të presim edhe pak ditë, por jo më shumë. Personalisht, dua që Obamejang të qëndrojë, por ekzistojnë disa klube në planet ku ai mund të fitojë më shumë se në Dortmund”.

Obamejang shënoi 31 gola në Bundesligë sezonin e fundit.

Share: