Ka përfunduar pjesa e parë mes Skënderbeut dhe Jang Bojs, teksa asnjëra prej skuadrave nuk ka mundur dot të realizojë. Miqtë nga Zvicra kishin mundësinë të shënonin të parët, por Shehi shpëtoi portën e tij.

Më pas Skënderbeu mori “frerët” e lojës dhe dominoi, por mungoi goditja përfundimtarë që të sillte golin e avantazhit, edhe pse Gavazaj dhe Soue ishin të rrezikshëm përpara. Mesfushori kosovar pësoi një dëmtim dhe në vendin e tij u aktivizua Afrim Taku.

gavazaj

Europa League – Faza e grupeve

E enjte, më 28 shtator, ora 21:05
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan

Skënderbeu-Jang Bojs 1-1
Shënues: Soue 65′ / Asale 72′

Skënderbeu: Vangjeli, Jashanica, Aliti, Mici, Lilaj, Muzaka, Gavazaj, Xhejms Sahiti, Soue. Trajner: Ilir Daja
Jang Bojs: Von Ballmoos, Bürki, Von Bergen (C), Sulejmani, Ngamaleu, Assalé, Schick, Aebischer, Wüthrich, Sanogo, Joss. Trajner: Adi Hütter

Share: