Në Itali janë të shumtë shqiptarët, për ata që luajnë futboll e kemi fjalën dhe vetëm një ditë më parë ishte klubi i Kievos që i ofroi një kontratë si profesionist sulmuesit Andrea Isufaj.

Futbollisti u huazua me të drejtë blerje nga Arezo dhe klubi i Serisë A u bind me paraqitjet e sulmuesit të talentuar me ekipin e të rinjve.

Ndërkohë, një tjetër transferim ka ndodhur sot, teksa nga Robur Siena tek Arezo ka kaluar 18-vjeçari Dionis Sheshi.

Lajmi është bërë i ditur nga menaxheri Sokol Haxhia, që ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook” edhe foton nga momenti i nënshkrimit të Sheshit me skuadrën e Lega Pro.

Share: