Mançester Junajtid kërkon me doemos të përforcohet gjatë merkatos së janarit, në mënyrë që të ruajë ritmin e rivalëve të Mançester Sitit, por edhe që të bëjnë mirë në Ligën e Kampionëve. Zhoze Murinjo ka ndërmend të shpenzojë shifra faraonike që të sjellë në “Old Trafford” emra të mëdhenj, siç janë Aleksis Sançez dhe Gareth Bejl.

Sulmuesi kilian është shumë pranë firmës me Mançester Sitin, por mësohet se Murinjo ka paguar më shumë për shërbimet e tij. Ndërsa e ardhmja e Bejlit është larg Real Madridit dhe Junajtid mund ta transferojë në Angli për shifrën e 84 milionë sterlinave.

Share: