Kukësi kërkon ta harrojë humbjen me Kamzën. Mënyra më e mirë është, të kalojnë Tiranën dhe të arrijnë në gjysëmfinalet e Kupës. Ndeshja e parë ka mbaruar në barazim, ndërsa nesër luhet Në Kukës. Aty ku verilindorët nuk janë më të “frikshëm”. Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, Enea Koliçi flet për gjendjen e ekipit dhe ndeshjen me bardheblutë. Gardiani i Kukësit feston dhe 32-vjetorin e lindjes dhe kërkon kthesën.

Pas barazimit në takimin e parë të luajtur në Tiranë, si e vlerësoni këtë takim?

Tirana është një nga ekipet më të mira në Shqipëri, pavarësisht se është në kategorinë e parë. Ndeshje mjaft e vështirë dhe rezultati 1-1 në Tiranë, të them të drejtën, na favorizon ne dhe do të përpiqemi të mos pësojmë në këtë takim.

Tranjeri praktikoi në stërvitje gjuajtje penalltish. Mendoni se do e zgjidhni brenda 90 minutave ndeshjen apo…?

Shpresojmë ta zgjidhim brenda 90 minutave dhe të mos shkojmë në shtesë apo penallti, por jemi gjithsesi të përgatitur edhe për penalltitë.

Momenti i një kthese kjo ndeshje ne Kukës?

Të them të drejtën, këto ndeshje në Kukës kanë qënë një makth i vërtetë. Po mundohem të gjej nje justifikim, por nuk e gjej dot. Shpresojmë që kjo situatë të ndryshojë, sepse nuk kemi më kohë.

Sot do të festoni ditëlindjen e 32 në Kukës, në një kohë me dëborë.

Shpresoj që në darkë të bëjmë një festë të bukur e të ngrohtë me shokët e ekipit, sepse në Kukës qenka shumë ftohtë sot.

Share: