Lushnja është e parafundit në kampionat, pasi në katër javë ka grumbulluar vetëm dy pikë prej barazimeve pa gola me Kamzën dhe Partizanin.

Verdhejeshilët luajnë këtë javë ndaj kampionëve të Kukësit dhe synimi është të fitojnë, por për t’ia arritur duhet një mbështetje e madhe e publikut.

Për këtë drejtuesit e klubit presin “OK” nga Komisioni i Licencimeve në FSHF, që dje ka qenë në “Roza Haxhiu” dhe ka lënë edhe disa detyra për t’i kryer.

Sot pritet edhe përgjigja, nga ku do të mësohet nëse Lushnja do e presë Kukësin në shtëpi, apo do i duhet të luajë sërish në Fier.

Share: