Kupa e Shqipërisë rikthehet sot dhe ofron disa ndeshje interesante, por ajo çka vihet re lehtësisht ka të bëjë me faktin që për të gjitha ekipet është parapërgatitje për ndeshjet e kampionatit.

Kjo vlen jo vetëm për ekipet e Superiores, por edhe për ato të së Parës, që në fundjavë nisin kampionatin. Më poshtë është lista e plotë e përballjeve për turin e parë. Skënderbeu e ka luajtur ndeshjen e parë më 6 shtator ndaj Mamurrasit dhe ka fituar 0-8.

E mërkurë, më 13 shtator, ora 16:00

Grupi A
Egnatia-Kukësi
Tërbuni-Teuta
Kastrioti-Vllaznia
Besa-Tirana
Iliria-Kamza
Shënkolli-Besëlidhja
Burreli-Erzeni

Grupi B
Naftëtari-Partizani
Elbasani-Luftëtari
Sopoti-Laçi *
Dinamo-Flamurtari
Turbina-Korabi
Apolonia-Lushnja
Tomori-Bylisi
Shkumbini-Pogradeci
*Ndeshja mes Sopotit dhe Laçit luhet në Kamzë prej orës 13:00

 

Share: