Komisioni i Disiplinës nuk është kursyer në dënimet e dhëna për ngjarjet e ndodhura në Kategorinë e Parë, në të dytën, te moshat dhe femrat, teksa ka pasur edhe dënim të përjetshëm për Kristian Lleshin, lojtarin e Domosdovës që edhe u burgos.

Më poshtë janë të gjitha vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës.

-Zyrtari i KF “Kamza”, Albert Bana për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 56/1/a) të KDS.

-Lojtari i KF “Burreli”, Donald Mellugja, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në 49/1.a të KDS.

-Lojtari i KF “Luzi 2008”, Ernis Sulaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në 48/1.a të KDS.

-Lojtari i KF “Vorës” Ornold Hodo, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në 48/1.d të KDS.

-Pranimin e kërkesës së lojtarit së KF “ Dinamo”, Julian Brahja dhe pezullim e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 33 të KDS.

-Lojtari i KF “Velecikut” Brilant Hasaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në 48/1.d të KDS.

-Lojtari i KF “Memaliaj” Aristotel Kuca, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 49/1.a të KDS.

-Lojtari i KF “Skrapari”, Femi Diko, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit dhe zyrtarit të ndeshjes duke fyer me fjalë ofenduese, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në 49/1.a të KDS.

-Lojtari i KF “Skrapari”, Klevis Jaho , për goditje me grusht ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar në 49/1.b të KDS.

-KF “Maliqi” për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ofenduar në kor me shprehje ofenduese e duke shkaktuar ndërprerjen e lojës, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatorë, bazuar në 66/3.b të KDS.

-Lojtari i KF “Domosdova” Erjon Duka, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar në 49/1.b të KDS.

-Lojtari i KF “Domosdova” Kristian Lleshi, për kërcënim dhe dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes duke e goditur me grusht e duke i sjellë pasoja të rënda, bazuar në nenin 49/1.b dhe 56/1 të KDS dënohet me përjashtim përjetë nga çdo aktivitet futbollistik.

-Lojtari i KF “Domosdova” Ardit Facja për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes duke e pështyrë e duke nxitur urrejtje e akte dhune, në bazë të Nenit 49/1/c) dhe 52 të KDS, dënohet me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

-KF “Domosdova” për kryerjen e kërcënimeve nga lojtarët e saj dhe ndaj zyrtarit të ndeshjes, bazuar në nenin 58/2 të KDS, humbet ndeshjen kundër “Tepelenës” me rezultatin 3-0 në tavolinë si dhe i zbriten 3 (tre) pikë nga klasifikimi.

-Zyrtari i FK “Partizani” U-19, Ylli Shehu, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 56/1.a të KDS.

-Lojtari i FK “Partizani” U-19, Mario Bajramaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/1.a të KDS.

-KF “Veleciku” U-17, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Besëlidhja” U-17, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 55 të KDS.

-Ekipi i “Tirana AS” femra, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 64 dhe 65/4 të KDS.

 

Share: