Sulejman Starova është pezulluar pas sjelljes në ndeshjen me Flamurtarin. Pritej në fakt, pasi ishte dënuar edhe pas sfidës me Kukësin me katër ndeshje, ndërkohë që tani dënimi është më i madh, pasi kemi të bëjmë me një përsëritje.

Tetë ndeshje është pezulluar trajneri i Partizanit, ndërkohë që ia ka hedhur lehtë Marko Radas i Skënderbeut. Vetëm dy ndeshje pezullim për kroatin, që njërën e ka shlyer sot në Kupë dhe në kampionat luan nëse paguan gjobën prej 1 milion lekësh. Gjobë edhe për Lushnjen për shkak të sjelljes së tifozëve.

-Zyrtari i KF “Partizani”, Sulejman Starova, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe për përsëritje të shkeljeve disiplinore, në bazë të nenit 40/1 dhe 49/2/a) të KDS, dënohet me 8(tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

– Lojtari i KF “Skënderbeu”, Marko Radas, për sjellje ofenduese dhe fair-play, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

– KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes, në bazë të nenit 66/2 të KDS,dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

– Zyrtari i KF ”Flamurtari” U-17, Sherif Idrizi, për protesta ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 136/1/b) të KDS, gjoba aplikohet në masën 3%.

Tags:
Share: