Më keq se kaq nuk ka ku të shkojë: Gonzalo Higuain është prej vitesh në shënjestër për shkak se nuk paraqitet mirë në ndeshjet e mëdha dhe për dreq, edhe mbrëmë ndaj Barcelonës dështoi, duke qenë ndër më të dobëtit në fushë për Juventusin, që e bleu 90 milionë vitin e shkuar.

Sikur të mos mjaftonte paraqitja e dobët, argjentinasi u ndërrua në fund dhe u tregoi gishtin e mesit tifozëve që e fishkëllenin, si një ish-madrilen që në Barcelonë nuk ka miq.

higua

Ditën e sotme gazetat italiane janë ndalur gjatë edhe te paraqitja e Higuainit dhe nuk i kanë kursyer kritikat dhe vlerësimin e ulët.

“Po të ishte sulmues niveli, do të qëndronte te Reali”, shkruan Repubblica, “Nuk lufton dhe nuk shënon”, shkruan La Stampa, “Totalisht i izoluar, nuk ka lidhje me pjesën tjetër të skuadrës”, shkruan Corriere dello Sport, “Tre gola në 20 ndeshje ndaj Barcelonës: makth”, shkruan Gazzetta dello Sport. Vlerësimi? Nota 4 mbizotëron kudo.

Share: