Enis Bardhi është një nga talentet që po spikat në futbollin europian. Lojtari me origjinë shqiptare, por që luan për Maqedoninë aktualisht është pjesë e Ujpeshtit në Hungari, teksa ka tërhequr vemëndjen e dy skuadrave të njohura.

Dinamo e Zagrebit dhe Shaktar Donjeck kanë shfaqur interes për shërbimet e lojtarit, i cili me shumë gjasa do të largohet nga Ujpeshti në fund të sezonit.

Klauzola e largimit të Bardhit nga Ujpeshti iu është vlerësuar nga 6 deri 10 milionë euro. Bardhi këtë sezon po shkëlqen me fanellën e Ujpeshtit, duke realizuar 11 gola, ndërsa në qershor do të luaj me shpresat e Maqedonisë në Kampionatin Evropian për të rinjë.

Share: