Oto Bariç njihet mjaft mirë në Kroaci, por edhe në Shqipëri, pasi ka drejtuar më parë Shqipërinë, ndërkohë që së fundmi është “ngacmuar” nga mediat kroate për Dinamon e Zagrebit.

“Kam thënë shumë gjëra, por nuk ka progres. Askush nuk më dëgjon dhe gjërat nuk mund të vazhdojnë kështu. Ka shumë pak lojtarë të cilët mund të luajnë në nivel Europian. Nuk flas për kulmin në Europë, por për këtë turne”, ka thënë fillimisht Bariç, që më tej pranon se Dinamo rrezikon edhe të eliminohet.

“Kam frikë se Dinamo nuk do të fitojë në Shqipëri. Nëse nuk do të jetë Sudani, gjithçka do të mbetet mbi shpatullat e Fernandes. Të tre klubet tona, Osijek, Hajduk dhe Rijeka luajnë më mirë se Dinamo. Kjo më shkakton dhimbje, jo prej klubeve të tjera, jam i lumtur për ta, por për Dinamon”.

Bariç kujton se në të shkuarën me ekipet shqiptare ishte e lehtë të fitoje, madje me goleada. E ka bërë kundër Tiranës në krye të Dinamos, teksa ka fituar 4-0 dhe 6-2 me bardheblutë.

“Kur unë isha trajneri i Dinamos, ne i shënonim 7-8 gola shqiptarëve, ishin ndeshje të lehta.  Edhe kur luaja me skuadra të tjera kundër shqiptarëve, ata ishin ndeshje që kishin fund të njëjtë. Kjo është arsyeja pse nuk ka kuptim kjo Dinamo… nuk është e mirë”.

Tags:
Share: