Realiteti i brendshëm i futbollit modern është shumë mizor. Një dëmtim i rëndë mund të të çojë nga një ëndërr në një makth për çështje sekondash. Sulmuesi i afruar në merkaton e verës në ekipin e Tiranës, Majkëll Ngo, është një shembull për çdo të ri që synon të realizojë ëndrrën e të qënit futbollist profesionist në të ardhmen. Ngo lindi në Londër në vitin 1992. Talenti i tij u duk që në moshën 16-vjeçare teksa tërhoqi interesin e shumë skuadrave angleze, si Mançester Junajtid dhe Liverpul. Ishin pikërisht këta të fundit që e afruan Ngon në ekip ne vitin 2009, për shumën e 300.000 paundëve. Ngo arriti të dallohej në akademinë e Liverpulit dhe u grumbullua me Angline U-19. Në kombëtare ai arriti të fitonte vendin e titullarit, edhe pse në konkurrencë me lojtarë si Herri Kejn, Berahinjo dhe Çembërlejn.

Kjo ishte maja e karrierës së Ngo, por fatkeqësisht së shpejti do të fillonte rënia. Dy vite huazime të mbushura me dëmtime të shumta në Skoci dhe me skuadra të ndyshme të divizioneve angleze, por çdo gjë po shkonte keq. Sulmuesi mbylli marrëveshjen me skuadrën e Liverpulit dhe u transferua ne Skoci, ku firmosi një kontratë 2-vjeçare me Kilmarnokun.

Aventura e Ngo me Kilmarnok zgjati vetëm 3 muaj, pasi ne 26 tetor në transfertën ndaj Sëlltikut, një ndërhyrje nga mbrojtësi hollandez Virxhil Van Dajk i shkaktoi një frakturë të rëndë në kavilje. Dëmtimi katastrofik e largoi sulmuesin anglez nga fushat e blerta për një periudhë gati dy-vjeçare. Tanimë 3 vite pas atij dëmtimi, Ngo e gjen veten në Shqipëri me ekipin e Tiranës. Shtatlarti ka arritur të fitojë simpatinë e tifozëve dhe po ndihmon ekipin në rrugen drejt rikthimit në Superiore. Ecuria e mirë e Ngo është vënë re dhe në Angli. Klubi i Blekpulit u përpoq ta afronte në merkaton e janarit, por nuk gjeti miratimin e bardhebluve.

 

 

majkell-ngoo

Share: