Barazimi i Kroacisë me Finlandën bëri që Federata kroate të shkarkonte trajnerin Ante Caçiç dhe menjëherë ka gjetur pasuesin e tij.

Bëhet fjalë për një emër të njohur në Shqipëri, pasi ka drejtuar në Kategorin Superiore në sezonin 2008/09 skuadrën e Dinamos.

Është pikërisht Zlltko Daliç trajneri i ri i Kroacisë, i cili më parë ka qenë ndihmës me Shpresat e këtij vendi, ndërkohë që ka drejtuar edhe Varteksin, Rijekën dhe Slaven Belupon. Vitet e fundit ai ka punuar në Arabinë Saudite.

Share: