Diego Kosta po e humbet durimin në lidhje me të ardhmen e tij, pasi merkatoja po i afrohet mbylljes dhe sulmuesi nuk po arrin të largohet nga Çelsi, ku është “i burgosur” nga kontrata.

“Nëse Atletiko nuk bën një sforcim për të më blerë, mund të ndryshoj plan dhe të shkoj te një klub që është gati të investojë për mua”, ka deklaruar Kosta në një intervistë në ESPN.

“E kam treguar me fakte dashurinë dhe interesimin që kam për të shkuar tek Atletiko, por ata nuk po bien dakord me Çelsin dhe Atletiko nuk po mundohet shumë, ndaj nuk mund të luaj në një klub që nuk bën ndonjë sforcim të madh për mua”.

Diego Kosta flet edhe për Çelsin: “Më kanë ofruar në disa klube, por u kam thënë që dua vetëm Atletikon, meqë nuk më kanë në planet e veta. Nuk do e le fatin tim në dorën e klubit, që të fitojë më shumë para. Ata duan të marrin paratë që investuan fillimisht për mua, shifra që Atletiko nuk i paguan dot, me sa duket. Uroj që Atletiko të bëjë një ofertë të arsyeshme dhe Çelsi të mos mendojë vetëm për paratë”.

Nëse Atletiko nuk arrin të gjejë marrëveshje me Çelsin, nuk është çudi që Diego Kosta të zgjedhë Milanin, që interesohet prej javësh dhe mund të ofrojë deri në 60 milionë euro.

Share: