E ardhmja e Diego Kostës duket se do të jetë larg Çelsit. Sulmuesi spanjoll ka zhgënjyer totalisht në pjesën e dytë të sezonit teksa nga 1 janari i këtij viti ka shënuar vetëm 3 gola në 12 ndeshje dhe është duke menduar largimin pasi e presin krahëhapur në Kinë.

Për Kostën është mjaft e interesuar skuadra e Tianxhin Kuanian, e cila është e gatshmë ti ofrojë edhe një super pagë. Mendohet se në rast transferimi në Kinë, Diego Kosta do të përfitojë plot 32 milionë euro në sezon.

Padyshim një shifër shumë herë më e madhe nga ajo që lojtëri fiton te Çelsi, e cila duket se e ka bindur ta pranojë këtë ofertë dhe Antonio Konte është duke punuar prej kohësh për pasuesin e tij.

Dy janë alternativat kryesore për të zëvëndësuar Kostën, Romelu Lukaku dhe Alvaro Morata të cilët po monitorohen nga Çelsi.

Share: