Protagonisti i madh i triumfit të Juventusit në Champions League, kundër Barcelonës, ka qenë Paulo Dibala, autor i dy golave në Torino, që rezultuan vendimtarë, sepse dje mbrojtja bardhezi bëri pjesën tjetër, duke mos pësuar gol në Camp Nou.

Tani talenti i “Zonjës së vjetër” sheh i qetë nga gjysmëfinalet dhe nuk shqetësohet shumë për shortin.

“Jemi të lumtur për atë që arritëm të bënim. Ishte një mbrëmje fantastike. Duhej të ishim perfektë për të eliminuar Barcelonën, duke parë atë që bëri ndaj PSG-së në ndeshjen e luajtur në Camp Nou”.

Nesër hidhet shorti i gjysmëfinaleve: “Kur u hodh shorti i çerekfinaleve të gjithë ishim në një mendje: vetëm Barcelona të mos na binte. Në fund doli pikërisht Barça dhe tani kaluam ne. Për këtë arsye, nuk kam asnjë preferencë në short, të dalë kush të dalë”.

 

Share: