Paulo Dibala është ëndrra e shumë klubeve të mëdhenj, por Juventusi nuk ka ndërmend të ndahet nga një prej sulmuesve më të mirë në botë.

Megjithatë, një ndarje Dibala e ka pasur kohët e fundit, sepse është ndarë nga e dashura Antonela Kavalieri.

Tani argjentinasi frekuentohet me modelen Xhinevra Soci.

Kjo e fundit ka zbuluar si është njohur me Paulon: “Jemi takuar rastësisht në një ishull në Spanjë. Që atëherë më shkruante e flisnim shpesh, sepse më tha që lidhja e tij ishte e mbyllur praktikisht. Realisht, kur u takuam për herë të parë nuk e dija kush ishte, as e kisha idenë që ishte futbollist me emër”.

cen_modelrelationship_08 cen_modelrelationship_01

Share: