Pas vendimit të djeshëm të Juventusit për tia dhënë numrin 10 talentit argjentinas, Paolo Dibalas, ka ardhur edhe reagimi i vetë lotarit nëpërmet një postimi në Instagram ku ka hedhur fotot e parë me fanellën e tij të re.

“Kur më kërkuan të ndryshoja numrin e fanellës, ndalova për të menduar nëse ishte e drejtë të lija numrin 21, një numër që për mua është shumë i rëndësishëm dhe që e kanë mbajtur lojtarë të mëdhenj si Pirlo dhe Zidan.
Por numri 10 është i veçantë, është një nder ta mbash veshur dhe të jep një ndjenjë përgjegjësie të madhe, një ndjenjë përkatësie në historinë e një klubi si Juventusi. Ka qenë në shpinën e shumë kampionëve bardhezinj si Del Piero, Platini, Baxho, Sivori dhe Pogba , ndaj për mua fakti që vesh sot këtë fanellë është një ëndërr e fëmijërisë e realizuar”, shkruan Dibala në postimin e tij.

screenshot_2017-08-10-20-25-27-1

Share: