Eklent Kaçi para pak kohësh doli i treti në kampionatin botëror të zhvilluar në Doha, ndërkohë që së fundmi ka marrë pjesë në një turne në Greqi, ku merrnin pjesë 100 bilardistë, kryesisht vendas.  

“Prince of pool open 9-ball 2018” nisi dhe u mbyll më fitore për Eklent Kaçin, ndërkohë që mund të kishte dhe një finale shqiptarësh, por 17-vjeçari polak Viktor Zielinski mundi në gjysmëfinale Nik Malajn dhe më pas u përball me Kaçin.

Bilardisti laçian tregoi klasin e tij dhe në fund e bëri të vetin këtë turne duke fituar 7-11. Loja nisi e barabartë, duke shkuar 6-6, por më pas nisi shkëputja e Kaçit.

Duhet thënë që Zielinski është një nga lojtarët më të talentuar në bilardo, teksa në nëntor fitoi Euroturin e Trevizos, duke munduar austriakun Mario He në finale. Ky i fundit kishte mundur Kaçin (u rendit në vendin e tretë) në gjysmëfinale. Sot Kaçi ka edhe ditëlindjen, bën 19 vjeç, një dhuratë për veten ky trofe.

PRINCE OF POOL OPEN 9BALL 2018

WINNER ROUND 1
Panagiotis Panagopoulos 1-8 Eklent Kaçi

WNNER ROUND 2
Theodore Thomas  2-9  Eklent Kaçi

WINNERS QUALIFICATION
Eklent Kaçi  9-5  Giannis Maltezos

LAST SIXTEEN

Eklent Kaçi  11-5 Emmanouil Paspatis

QUARTER FINAL

Radostin Dimov  6-11 Eklent Kaçi

SEMI FINAL
Apostolos Alexandris   6-11 Eklent Kaçi

FINAL

Wiktor Zieliński  7-11 Eklent Kaçi

renditj

Share: