Kamza ka fituar miqësoren me Tërbunin ditën e djeshme, ndërkohë që trajneri Ndreu pritet që së bashku me drejtuesit e klubit të hartojnë listën e futbollistëve që do të udhëtojnë në fazën përgatitore.

Edhe në sfidën me pukjanët pati risi, teksa në fushën e blertë zbritën dy futbollistë, një sulmues e një mbrojtës.

Për sulmin kishte ardhur Arbër Dhrami, që sezonin e fundit ka luajtur në Maltë, ndërsa më parë në Shqipëri ka veshur fanellën e Apolonisë, Himarës, Tërbunit, Luftëtarit etj.

29-vjeçari është parë nga trajneri Ndreu që duhet të marrë një vendim për të dhe për mbrojtësin Bekim Dida, që vjen nga Kukësi.

Share: