Barcelona vuajti gjatë merkatos së verës për të gjetur zëvendësuesin e Nejmarit. Si pasojë, trajneri Valverde u detyrua t’i besonte spanjollit Deulofeu, por ky i fundit zhgënjeu me paraqitjet e tij. Kutinjo duket shumë pranë katalanasve dhe hapësirat për Deulofeun duken të pakta.

23-vjeçari pritet të largohet nga Barcelona dhe ekipet që e kërkojnë janë të shumta. Përvec Interit dhe Real Sociedadit, në garë për shërbimet e Deulofeut është futur edhe Sevilja.

Këta të fundit janë të gatshëm të paguajnë deri në 30 milionë euro për shërbimet e Deulofeut, e ardhmja e të cilit vazhdon të ngelet një mister për medat spanjolle.

Share: