Luis Kurbelo vijon të dalë të flasë në media pas ndeshjeve të Luftëtarit. Pas barazimit me Vllazninë, uruguaiani në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u shpreh se ekipi i tij luajti më mirë se në Laç, por nuk ia doli të fitojë.

“Ndeshja rrodhi kështu. U munduam të fitonim, me Vllazninë që u mundua të na impononte lojën në mesfushë. Nuk kishim ritmin e ndeshjes së mëparshme. Duhet të kënaqemi me faktin që nuk pësuam”.

“Luajtëm më mirë se ndaj Laçit, pavarësisht se nuk fituam. Vllaznisë e vendosëm në vështirësi, edhe pse rezultatin s’e ndryshuam dot”.

“Jemi një skuadër në ndërtim për mënyrën e lojës. Nuk mund të flasim për objektiva për momentin. Momentalisht mendojmë për ndeshjen e radhës. Them se Luftëtari nuk do të jetë në grupin e skuadrave për mbijetesë”.

“Nunjez nuk ka bërë një ndeshje të mirë, edhe pse nuk ishin të gjitha fajet e tij. Shkurtaj nuk do të jetë deri në dhjetor i gatshëm”.

Share: