Negociatat e pasdites së djeshme midis drejtuesëve të Erzenit dhe teknikut shkodran Elvis Plori, kanë zgjatur disa orë por që në fund palët nuk kanë gjetur dot dakortësi në disa pika, dhe në këtë mënyrë shkodrani përfundimisht nuk do të jetë trajner i klubit shijakas. 

Menjëherë pas mos arritjes së dakordësisë me shkodranin, në Shijak kanë nisur kërkimet për të gjetur pasuesin e Bubeqit, dhe duket se ia kanë arritur. Sipas informacioneve të siguruara nga Sportal.al në stol do të ulet trajneri i Kombëtares së femrave Nevil Dede.
Dede, ka drejtuar më parë skuadra si Tirana, Kastrioti, Luftëtari e Laçi, ndërsa që nga viti 2015 ka drejtuar ekipin Kombëtar të Femrave. Dede ende nuk ka firmosur, por nesër do të ketë një takim me drejtuesit shijakas.

Share: