Flamurtari po përgatitet të bëjë goditjen e fundit në merkato. Klubi ka afruar 4 lojtarë deri tani por nuk mjafton. Duro e di që për të rivalizuar Skënderbeun, duhet kualitet dhe mbi të gjitha stol i fortë. 

Vlonjatët kanë piketuar çfarë kërkojnë. Objektivi i tyre është 22-vjeçari i Bylis, Niko Zisi. Fieraku ka bërë mirë në kategorinë e parë, duke shënuar 6 gola në 10 ndeshje.

Kuqezinjtë e pëlqejnë shumë sulmuesin, por për të patur shërbimet e sulmuesit duhet paguar.

Ballshiotët duan 50 mijë euro për kartonin e Zisit dhe nuk e diskutojnë çmimin.

50 mijë euro te arkat e Bylis dhe sulmuesi kalon në Vlorë, ose Zisi vazhdon qëndron në Ballsh.

Nga ana tjetër, ekipi i Duros vazhdon fazën përgatitore në Antalia. Janë konfirmuar dhe dy miqësoret që kuqezinjtë do zhvillojnë këto ditë.

Flamurtari-BB Erzurumspor, luhet të premten, ora 11:00 (me orën tonë).

Flamurtari-Aktobe luhet ditën e hënë.

Tags:
Share: