Është hedhur shorti i për Kupën e Botës “Rusi 2018”, teksa ka disa grupe mjaft interesante, me Portugalinë dhe Spanjën që do të kenë derbi mes tyre në grupin B.

Pas fazës së grupeve rrezikohen sfida interesante si Gjermani-Brazil, apo Francë-Argjentinë. M ëposhtë janë të gjithë grupet, me të gjithë skuadrat.

Grupi A: Rusi, Uruguai, Egjipt, Arabia Saudite.
Grupi B: Portugali, Spanjë, Iran, Marok.
Grupi C: Francë, Peru, Danimarkë, Australia.
Grupi D: Argjentinë, Kroaci, Islandë, Nigeri.
Grupi E: Brazil, Zvicër, Kosta Rika, Serbi.
Grupi F: Gjermani, Meksikë, Suedi, Koreja e Jugut.
Grupi G: Belgjikë, Angli, Tunizi, Panama.
Grupi H: Poloni, Kolumbi, Senegal, Japonia.

Share: