Emanuel Mbella mund të kthehet në Shqipëri dhe emri i tij prej kohësh lakohet në tre klube shqiptare, por edhe në Kosovë Gjilani e Llapi po këmbëngulin për shërbimet e mesfushorit anësor, që më parë ka qenë pjesë e Bylisit.

Mbella ka mbyllur kontratën me Shkupin dhe tanimë po pret ofertën e duhur për të vendosur në lidhje me të ardhmen e tij. Për të ka një derbi, pasi veç Tiranës që e do, edhe te Partizani ka interes për mesfushorin.

Të kuqtë e kanë dashur Mbellën që kur ishte pjesë e Bylisit, por nuk paguan për kartonin e tij. Tashmë është i lirë, por duhet mposhtur konkurrenca, pasi edhe Kukësi e do mesfushorin.

 

Share: