Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit do t’i mungojë futbollit shqiptar këtë sezon, por gjithsesi do të derbi midis ekipeve B, që garojnë në Kategorinë e Dytë.

Sot u përballën mes tyre në një miqësore, që foli për demat e kuq, të cilët dominuan takimin dhe realizuan plot gjashtë gola.

Dy prej tyre i shënoi fantazisti Bajramaj, ish – kapiteni i të rinjve sezonin e shkuar, ndërkohë që rrugën e rrjetës e gjeti edhe Kumanova, gjithashtu futbollist i ardhur nga ekipi i Ylli Shehut.

Hoxha, Merko dhe Malah shënuan edhe tre herë të tjera për të regjistruar rezultatin tenistik 6-0.

img_20170913_155245

 

Share: