Mesfushori 21-vjeçar i Realit të Madridit, Dani Sevajos është ankuar publikisht për mungesën e minutave në kryeqytetin spanjoll. Trajneri Zidan preferon kroatin Kovaçiç si zëvendësuesin e Modriçit dhe Toni Krosit dhe si pasojë Sevajos nuk aktivizohet.

Menjëherë në sulm për spanjollin janë hedhur dy ekipet agleze, Arsenali dhe Liverpuli. “Topçinjtë” kanë transferuar dhe në të kaluarën lojtarë “të padëshiruar” nga Reali, siç është rasti i Mesut Ozilit. Gjithashtu, edhe Liverpuli pritet të bëjë një ofertë zyrtare për 21-vjeçarin Sevajos, pasi kërkojnë të mbushin hapësirat që mund të krijojë një largim i mundshëm i Filipe Kutinjos.

Sevajos është kapiteni i Spanjë u-21 dhe shihet si e ardhmja e futbollit spajoll. Ai u transferua këtë sezon tek Reali, pas zhvilloi një sezon fantastik me Real Betisin vitin e kauar.

Share: