Tensionet e krijuara gjatë dhe në përfundim të ndeshjes Vllaznia-Tirana, kanë vijuar edhe pas përfundimit të saj. Sipas asaj çka pretendon “KF Tirana”,e cila me anë të një postimi në faqen zyrtare në “facebook” pretendon se është dhunuar nga Forcat Speciale të Shkodrës.

POSTIMI I FK TIRANA

“KF Tirana dënon publikisht dhunën fizike dhe verbale të ushtruar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë në Shkodër. 

Në përfundim të ndeshjes Vllaznia – Tirana, në ambientet e brendshme të stadiumit “Loro Borici”, policia ka përdorur shkopinj gome kundër lojtarëve të Tiranës. Jo vetëm dhunë fizike por dhe dhunë verbale për një situatë të dalë nga konteksti sportiv prej tensionit artificial që policia krijoi. 
Debatet mes lojtarëve të dy skuadrave në përfundim të ndeshjes, brenda kufinjëve sportiv, kanë sjellë më pas sjelljen e turpshme telë policisë të cilën KF Tirana e denoncon publikisht”,

Share: