Totenhem humbet sulmuesin kryesor, njëkohësisht edhe lojtarin më të mirë, Heri Kejn. Trajneri i Totenhemit, Poçetino njoftoi mediat se sulmuesi i Anglisë do mungojë kundër Junajtid, për shkak dëmtimi në kaviljen e majtë.

Kjo është një goditje e rëndë për klubin, pikërisht përpara një nga ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit. Totenhem dhe Junajtid ndodhen përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë në kampionat.

Heri Kejn pritet të rikthehet në ndeshjen përballë Palas në Premier Ligë. Këtë sezon, Heri Kejn ka startuar nëntë ndeshje në kampionat, duke shënuar plot tetë herë.

Tags:
Share: