Sabien Lilaj ka humbur pesë ndeshjet e fundit të Skënderbeut, tre në kampionat e dy sfidat e kupës me Teutën, ndërkohë që ende nuk dihet saktësisht se kur do të jetë i gatshëm mesfushori.

Ditën e hënë ai pritet të kryejë një kontroll mjekësor të imtësishëm, prej të cilit do të merren të gjitha përgjigjet.

Edhe këtë javë në Laç ai do të mungojë, duke qenë një mungesë e rëndësishme për trajnerin Daja, që gjithsesi ka alternativa të shumta në stol.

Share: