Zlatan Ibrahimoviç i tremb të gjithë. Sulmuesi suedez pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme kundër Anderlehtit për Ligën e Europës duke lënë fushën e lojës me barrelë.

Gjigandi suedez i Mançester Junajtid u dëmtua pas një dyluftimi në ajër, teksa kur preku tokën pati një përdredhje të gjurit dhe më pas u shemb menjëherë në tokë. Dyshohet se ky është një dëmtim serioz dhe tepër i rëndë pasi Hoze Murinjo deklaroi se Ibrahimoviç rrezikon të mbyllë karrierën.

Padyshim një goditje madhe kjo jo vetëm për Ibrën, por edhe për “djajtë e kuq” që do të luajnë pjesën e mbetur të sezonit pa sulmuesin e tyre kryesor duke i vështirësuar akoma më shumë realizimin e objektivave të skuadrës.

Tani priten ekzaminime të detuajuara për mësuar shkallët e vërtetë të dëmtimit për Ibrahimoviçin, që për herë të parë pëson një dëmtim kaq të rëndë gjatë karrierës së tij të gjatë futbollistike.

Share: