Fusha e Laçit nuk është në gjendjen më të mirë, teksa ka pasur probleme me tapetin, çka ka bërë që edhe drejtuesit e klubit dhe të bashkisë të marrin masa për përmirësimin e saj.

Zona të ndryshme të tapetit shihen që kanë më pak barë, ndërkohë që pas ndeshjes me Vllazninë, ka nisur mbjellja e barit të ri, sikurse raporton “Sport Ekspres”.

Me shumë mundësi ndeshja e radhës në shtëpi me Flamurtarin do të luhet në fushë asnjanëse dhe në fund të muajit tapeti do të jetë në kushte perfekte për të luajtur me Kamzën me 28 tetor.

Gjatë gjithë kësaj periudhe vetëm një ndeshje ka Laçi brenda, pasi do i duhet të luajë në Korçë për kampionat dhe më pas dy ndeshje jashtë me Lushnjen, për Kupë dhe kampionat.

Share: