Kombëtarja është përballur me disa probleme dëmtimesh kohët e fundit, teksa para ndeshjes me Turqinë, që luhet të hënën në Atalia, mbetën jashtë disa futbollistë.

Amir Abrashi ishte i pari. Mesfushori i Frajburg ka munguar në ndeshjet e fundit me Maqedoninë dhe Italinë për shkak të një dëmtimi në gju, ndërkohë që ende nuk është rikuperuar plotësisht dhe i është dashur të vijojë me terapinë, edhe pse Panuçi e ftoi.

Në vend të tij erdhi Kamer Qaka, ndërkohë që është grumbulluar edhe Lilaj dhe Ramadani që luajnë në të njëjtin pozicion. Së fundmi pati probleme edhe për Migjen Bashën, që u pasua nga largimi i djeshëm i Thomas Strakoshës, që ka pësuar një dëmtim dhe është larguar drejt Italisë.

Share: