Partizani vijon “luftën” institucionale me Federatën Shqiptare të Futbollit. Presidenti i të kuqve, Gazmend Demi ka dhënë ditën e sotme një prononcim në lidhje me deklaratën e Tahir Kastratit. Ky i fundit, që mban postin e presidentit të Komitetit të Arbitrimit, i kërkoi nga krerët e klubeve shqiptare që të denonconjnë arbitrat e korruptuar.

Por, presidenti i Partizanit i bëri thirrje Kastratit që t’i bëjë thirrje vetes së tij dhe presidentit të FSHF, Duka për të rregullur sa më parë punën e arbitrave. Ja prononcimi i Demit për RTSH Sport:

“Më ka bërë përshtypje deklarata e fundit e presidentit të Komitetit të Arbitrimit Tahir Kastrati, i cili së fundmi i ka kritikuar të gjithë arbitrat për ndeshjet e Javës së 34 të “kampionatit. Nuk dua të merrem me arbitrimin.”

“Kastrati i ka bërë thirrje edhe presidentëve të klubeve të jenë sa më bashkëpunues dhe ti denoncojnë me fakte , sigurisht nëse kanë, gjyqtarët e korruptuar. Them se më parë Kastrati duhet ti bëj thirrje presidentit të vet të FSHF-së dhe vetes së tij meqë është edhe president i Komitetit të Arbitrimit , në mënyrë që ta rregullojnë këtë punë sa më mirë.”

Sa e kanë sfiduar Partizanin aleancat e rivalëve?
“Është një Partizan që po ngrihet nga dita në ditë më i mirë. Këtë punën e aleancave nuk dua ta dëgjoj se çfarë bëjnë të tjerët , ne si Partizan do të jemi gjithmonë në garë sipas rregullave.”

Për Federatën Shqiptare të Futbollit Presidenti Demi mjaftohet vetëm me një batutë: “Partizani do të jetë mbi nivelin e Federatës Shqiptare të Futbollit, kjo është e sigurtë.

Share: