Elson Demi, portieri që prej disa vitesh është pjesë e Besëlidhjes, ka ndryshuar ekip dhe do të mbetet në Kategorinë e Parë.

Së fundmi për të ka pasur interesim nga Teuta, ndërsa në verë e tentoi edhe Laçi, por 27-vjeçari ishte nën kontratë me lezhjanët dhe nuk e linin të lirë.

Tashmë Demi do të jetë pjesë e skuadrës së Erzenit, që do të kërkojë të renditet në pesë vendet e para me mbylljen e fazës së dytë të kampionatit, në mënyrë që të garantohet qëndrimi në të Parën dhe më pas të mendohet për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Share: