Korabi e mbylli me humbje aventurën në Superiore, ndërkohë që dibranët kanë lënë shenjën e tyre këtë sezon, duke u shkaktuar dëme disa skuadrave, me përjashtim të  Skënderbeut dhe Partizanit, që i kanë fituar të katërta ndeshjet me ta.

Skuadra që u rendit e fundit dëmin më të madh ia ka bërë Tiranës dhe Vllaznisë, së cilave u ka mbajtur nga dy barazime, por këto dy të fundit bënë që të diskutohej mes tyre qëndrimi në Superiore ditën e djeshme dhe ishin bardheblutë ata që e pësuan dhe citin e ardhshëm do garojnë në Kategorinë e Parë.

Teuta e Flamurtari janë të vetmet skuadra që Korabi ka mundur, ndërkohë që nga një barazim ata kanë marrë edhe me Laçin, me Kukësin dhe Luftëtarin.

 

NDESHJET NË TË CILAT KA MARRË PIKË KORABI

Fitoret e Korabit
Teuta – Korabi 2-3
Korabi – Flamurtari  1-0

Barazimet e Korabit
Korabi – Laçi 0-0
Korabi – Kukësi 1-1
Luftëtari – Korabi 1-1
Korabi – Tirana 1-1
Tirana – Korabi 1-1
Korabi – Vllaznia 0-0
Vllaznia – Korabi 1-1

Renditja e skuadrave pa “dëmet” e Korabit
Kukësi 77 pikë
Partizani 72 pikë
Skënderbeu 72 pikë
Luftëtari 46 pikë
Vllaznia 44 pikë
Teuta 43 pikë
Flamurtari 43 pikë
Tirana 43 pikë
Laçi 42 pikë

 

Share: