Dejvi Bregu mbylli një sezon të shkëlqyer vjet me Luftëtarin, duke qenë shënuesi më i mirë në kampionat me gjirokastritët me 9 golat e realizuar.

21-vjeçarit vlonjat nuk i kanë munguar ofertat gjatë janarit dhe gjatë verës, nga jashtë dhe nga kampionati ynë, por për të ardhmen e tij vendosin drejtuesit e Luftëtarit, pasi është nën kontratë.

Bregu është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale, teksa sot ka postuar tre foto në “Insta-story”, teksa jep një mesazh shumë domethënës: “Merr frymë, prit, vendos”. Me siguri e ka për situatat në fushën e blertë…

bregu-1

Share: