Lushnja nuk ja doli të merrtë pikët e plota, por trajneri Dedja është i kënaqur. Lushnja tentoi deri në fund të fitonte përballë Luftëtarit, por edhe një pikë qëndron. Shkodrani i lagunarëve flet për “Gol pas Goli”, dhe i vendos notë skuadrës.

Jam i kënaqur me ekipin, nuk shkuam te goli për shkak të tensionit që vjen prej pozicionit që kemi, ndërsa Luftëtari është më komod. Skuadrës i vë notë maksimale për dëshirën që shfaqën.

Në Lushnje nuk dorëzohen. Kategoria e parë është afër, por ekipi ka dëshirë dhe do vazhdojë luftën për të qëndruar. Dedja e shpjegon më mirë.

Jemi ende konkurrentë për të qëndruar në Superiore. I provova të gjitha. Futa lojtarë sulmues. Pepën e ndërrova me Branicën, barazimi nuk na bënte punë, por nuk duhej as të pësonim. Rezultati iu përgjigj lojës. Skuadrës time i vë notë pozitive.

Share: