Lushnja është thuajse e rënë nga Superiorja. Matematika i mban në lojë, por vetë ata përbrenda e dinë që për të mbijetuar në elitë është një mision i pamundur.

Humbja e fundit me Vllazninë në shtëpi prishi pak edhe atmosferën te Lushnja, teksa nuk kanë munguar edhe akuzat mbi formimin e ekipit dhe angazhimin e futbollistëve.

Pas ndeshjes me kuqeblutë, trajneri Hysen Dedja ka paralajmëruar se do të flasë me kryebashkiakun Fatos Tushe në lidhje me të ardhmen e tij.

Shkodrani ka shprehur gatishmërinë e tij për t’u larguar, por ka marrë besimin e kryebashkiakut dhe do të vijojë me punën në krye të Lushnjës.

Tags:
Share: