Një pikë e rëndësishme për Lushnjen, por teknikut Dedja nuk i mjafton. Dy golat e shpejte të Teutës dhe penalltia për pak “shkatërruan” ndeshjen e lagunarëve, por ekipi reagoi në pjesën e dytë dhe mund të merrte pikë të plota.

Kisha dëshirë ta nisnim mirë pjesën e dytë të sezonit, por nuk jam i kënaqur me një pikë, mund të merrnim më shumë. Jam i pakënaqur me rastin e penalltisë dhe disa vendime të tjera. Para pushimit skuadra u shthur dhe për fat mbaroi pjesa e parë, sepse dy golat e Teutës na goditën rëndë psikologjikisht. Folëm me skuadrën dhe reaguam, barazuam dhe mund edhe të fitonim.” Sulmi bëri detyrën. Shënuan të dy sulmuesit dhe Dedja i vlerëson. Kjo ndodh dhe për faktin që ekipi sulmon me forca të shumta.

Dyshja Canka-Sefa ka shumë eksperiencë, kuptohen shumë mirë dhe formojnë një dyshe shumë të mirë. Ne gjithnjë kemi luajtur një futboll sulmues, duke luajtur me shumë lojtarë ofensivë, duke marrë përsipër edhe rreziqe. Barazimi në Durrës është rezultat i mirë, por nëse fitonim do të vlente më shumë.

Lushnja nuk largohet nga Durrësi, pa tifozët e saj. Një incident gjatë ndeshjes dhe policia e Durrësit nuk fal kurrë, por Dedja e shpjegon më mirë.

Ishin rreth 15 tifozë, të cilët po ofendonin në kor dhe arbitri dha sinjal që policia t’i largonte. Do të shkojmë në komisariat, sepse janë ende aty. Do t’i presim që të largohemi së bashku.

 

Share: