Behar Ramadani nuk gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit ndaj Teutës, ndërkohë që pas ndeshjes u shfaq i zhgënjyer dhe ia dedikoi golin gjyqtarit të takimit, i cili akordoi 5 minuta shtesë dhe goli i barazimit u shënua në minutën e 96-të.

Golin ia dedikoj Laver Allës. Ishte ky gjyqtar që ndryshoi minutat shtesë në Shkodër, pasi ishte i katërt. Nuk kam çfarë t’ju them, e patë vetë”, ka thënë shkurtimisht për “Panorama Sport” mesfushori shkodran, i cili është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së tij.

Luftëtari u ndal dje në barazim 1-1, ndërkohë që ka pasur kontestime të shumta për arbitrat, pasi u dha një penallti në favor të gjirokastritëve, si dhe iu anulua një gol durrsakëve. Gjithashtu goli i barazimit, veç problematikës së shtesës, u protestua edhe për një prekje të topit me dorë.

Share: