Erzeni ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore përballë ekipit të Ilirisë.

Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 2-1 për shijakasit. Pjesa e parë është mbyllur në favor të Ilirisë. Xhabrahimi ka qënë autori i golit në 32′.

Në pjesën e dytë, Erzeni ka përmbysur gjithçka duke barazuar me Mustafën në 59′ dhe mbas 6 minutash, pikërisht në 65′ Enok Xhixhiua, sulmuesi i afruar nga të kuqtë e Partizanit ka shënuar golin e fitores.

Debutim i mirë për ish-teknikun e kombëtares së femrave, Nevil Dede që e nis mbarë në stolin e Erzenit.

Share: