David De Gea nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Hoze Murinjo në finalen e Ligës së Europës, të cilën djajtë e kuq e luajnë ndaj holandezëve të Ajaks.

Portieri spanjoll ka pësuar një dëmtim dhe nuk rikuperohet për finalen e 24 majit dhe vendin e tij do e zërë Serxho Romero. Siç dihet, veç De Deas nuk do të jetë as Zlatan Ibrahimoviç.

Junajtid kërkon me çdo kusht ta fitojë këtë trofe, pasi do t’u siguronte atyre pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, gjë që ata nuk mund ta arrijnë dot me anë të kampionatit, pasi renditen aktualisht në vendin e gjashtë në tabelën e klasifikimit.

Share: