Botërori 2018 / Kualifikuese

 

Rep. Çeke – Azerbajxhan

Republika Çeke u mund javën e shkuar në Gjermani dhe vazhdon të mos shënojë, duke mbetur në kuotën e një pike në dy ndeshje, ndaj sot kundër Azerbajxhanit është i detyruar të fitojë, për të mos u dorëzuar para kohe në garën për kualifikim. Sot Republika Çeke përballet me një rival në formë të shkëlqyer, që i ka fituar dy ndeshjet e para pa pësuar gol, shenjë se ka hedhur hapa gjigantë dhe këtë edicion kërkon të befasojë, të paktën duke lënë dy skuadra poshtë vetes.

Parashikimi: jo/gol

 

Gjermani – Irlanda V.

Gjermania mposhti me lehtësi Republikën Çeke dhe tregoi qartë se nuk ka rival në grupin e vet, që realisht është i një niveli të ulët. Sot Gjermania ka shansin të nisë shkëputjen, sepse pret Irlandën e Veriut, skuadër që ka 4 pikë dhe vjen nga një Europian fantastik, por natyrisht nuk është në nivelin e Gjermanisë. Edhe në Europian këto dy skuadra ishin në të njëjtin grup dhe triumfoi Gjermania, pa u sforcuar shumë.

Parashikimi: 1/1, jo/gol

 

Kazakistan – Rumani

Kazakistani u shpartallua në Mal të Zi fundjavën e shkuar dhe duket qartë që jashtë fushe ka shumë probleme. Në ndeshjen hapëse ishte tjetër histori, sepse kazakët ndalën bujshëm në shtëpi Poloninë dhe sot shpresojnë të befasojnë Rumaninë. Rumunët vijnë nga një Europian dëshpërues, por kanë nisur një proces rindërtimi dhe 4 pikë në dy ndeshjet e para nuk janë keq, pavarësisht se barazimi shtëpiak kundër Malit të Zi ishte një zhgënjim më vete.

Parashikimi: 0-2 gola

 

Danimarkë – Mali i Zi

Danimarka u mund javën e shkuar në Poloni dhe vetëm në pjesën e dytë reagoi, sepse shkoi në pushim në disavantazhin e 3 golave. Kjo tregon se mbrojtja ka probleme, por faza sulmuese nuk është keq dhe sot kundër Malit të Zi pritet fitorja, ndaj një rivali inferior. Malazezët fituan thellësisht kundër Kazakistanin fundjavën e shkuar dhe tashmë janë në kuotën e 4 pikëve, në një pozicion shumë të mirë, ndaj sot është si një finale, por në krahasim me pak vite më parë disa emra të rëndësishëm nuk janë më dhe talentet po mungojnë, dnaj Jovetic duket pak për të ndalur danezët.

Parashikimi: 1/3+

 

Poloni – Armeni

Polonia mposhti Danimarkën javën e shkuar në vetëm 45 minuta, shenjë se ka një skuadër mjaft cilësore dhe me sulm fantastik. Natyrisht, dëmtimi i Arek Milik ka qenë një goditje e rëndë, por mbetet Leëandoëski, futbollist i nivelit botëror. Sot Polonia kërkon fitoren e dytë rresht, kur të presë Armeninë e dobët, që nuk ka ende pikë dhe nuk ka shënuar gol, ndaj duket qartë që është në rënie dhe pa Henrikh Mkhitaryan loja dobësohet ndjeshëm.

Parashikimi: 1/3+

 

Lituani – Maltë

Lituania befasoi Skocinë fundjavën e shkuar dhe ishte shumë pranë fitores, por sërish pësoi gol në fund, ashtu si ndaj Sllovenisë, shenjë se ka një sulm të mirë, por nuk e mban dot presionin kur kundërshtari e sulmon me forca të shumta. Sot Lituania kërkon fitoren e parë, kur të presë Maltën, që nuk ka asnjë pikë dhe si zakonisht do të mbetet në fundin e tabelës, edhe pse këto vitet e fundit ka pasur rritje të konsiderueshme.

Parashikimi: 1/3+

 

Sllovaki – Skoci

Sllovakia u mund fundjavën e shkuar në Slloveni dhe ende nuk ka shënuar në këto eliminatore, shenjë se paraqitja e shkëlqyer në Europian është një kujtim i largët tani dhe situata është ndërlikuar shumë shpejt. Sot sllovakët luajnë një finale kundër Skocisë, që ka 4 pikë dhe vjen nga një barazim dëshpërues kundër Lituanisë, ndaj sot i ndalohet humbja dhe pritet një ndeshje e ekuilibruar e me pak gola, duke parë sulmin e dobët sllovak dhe lojën tejet mbrojtëse të miqve.

Parashikimi: 0-2 gola

 

Slloveni – Angli

Anglia fitoi fundjavën e shkuar ndaj Maltës, në një ndeshje të shëmtuar, që nuk pati ndonjë vlerë të madhe, përveç faktit se debutoi me fitore trajneri i përkohshëm Gareth Southgate. Sot anglezët kërkojnë të nisin shkëputjen, kur të vizitojnë Slloveninë, që krejt papritur është kthyer në një kërcënim. Skuadra e drejtuar nga Srecko Katanec ka zhurmë ka marrë 4 pikë në dy ndeshjet e para dhe duket e transformuar, duke luajtur shumë mirë në ndeshjen kundër Sllovakisë, por gjithsesi sot vështirë se marrin më shumë se një pikë.

Parashikimi: 2, 0-2 gola

 

ME SHUME PARASHIKIME I GJENI TE GAZETA “BASTI”

Share: