Barazimi në shtëpi me Luftëtarin bëri që të kishte një debat publik mes trajnerit Shpëtim Duro dhe sulmuesit Danilo Alvesh. Gjithsesi tashmë ajo është një histori e së shkuarës.

Alvesh së fundmi ka pasur një problem në kofshë dhe nuk është aktivizuar në miqësoren e fundit me Bylisin dhe fillimisht kishte dyshime për ndonjë dënim.

Direkt pas ndeshjes trajneri Duro e sqaroi situatën dhe tani pritet të rikuperohet plotësisht dhe të luajë ndaj Vllaznisë. E sigurt është që sulmuesi do të ketë një tjetër motivim, pasi ditën e sotme i ka mbërritur edhe familja në Shqipëri.

Shpesh në rrjetet sociale ai shfaqte shenja që e kishte marrë malli për djalin e tij, që së bashku me bashkëshorten kanë ardhur në Shqipëri tashmë dhe Alvesh ka një tjetër buzëqeshje dhe motivim për vazhdimësinë.

Share: