Historia  sipas të cilës Dani Alvesh dhe Leonardo Bonuçi janë zënë në pushimin e finales së Champions League ndaj Realit ka bërë ditën e djeshme bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Kjo gjë u kthye në lajm nga të gjitha mediat ndërkombëtare, por në fakt gjithçka ka qënë një sajesë.
Një prej tyre ishte edhe spanjollja ESPN Deportes, e cila  shkruajti: Sipas thashethemeve, Dani Alvesh e Bonuçi u përleshën në pushimin e finales në Champions.

Gjatë ditës së djeshme kishte reaguar edhe Bonuçi i cili ka mohuar gjithçka, ndërsa  sot ka ardhur edhe reagimi i  Dani Alveshit, i cili nuk ka duruar më dhe i është kundër përgjigjur ESPN-së në Twitter: “Sa për informacionin tuaj, Ishim së bashku, duke vuajtur dhe duke komentuar humbjen deri në 6 të mëngjesit. Mos hidhni mut mbi ne, pa e ditur fare çfarë ndodh!”.

Postimin e brazilianit e ka shpërndarë edhe Bonuçi.

screenshot_2017-07-16-20-52-55-1

Share: